Monday, May 27, 2013



Si eshte i ndertuar Trupi i njeriut.

Trupi i njeriut


Në trupin e njeriut ka afërsisht 100 trilion qeliza. Çdo minut vdesin reth 300 milion prej këtyre qelizave.
·Në qoftë se organizmi i trupit nuk do t’i zëvendësonte në mënyrë të vazhdueshme ato, të gjitha qelizat e trupit do të vdisnin për 230 ditë.

UJI:

Uji përbën reth 69% të trupit të njeriut. Nëse nga një njeri me peshë 73 kg do të largohej i gjithë uji që përmban trupi i tij, atëherë ai do të peshonte vetëm 29 kg.

ELEMENTET:

Në trupin e njeriut, përveç ujit, ndodhen edhe shumë lëndë të tjera. Një njeri me trup normal përmban aq yndyrë sa për të prodhuar shtatë kallëpe sapuni, sheqer aq sa për të mbushur një kavanoz, kripë sa për të mbushur gjashtë kripore, karbon sa për të prodhuar 9000 lapsa plumbi, fosfor sa për të prodhuar 2200 fije shkrepëse, hekur sa për të bërë një gozhdë 25 mm, një lugë squfur dhe 30 gram metale të tjera.

GJAKU:

Nëse qelizat e gjakut do të vendoseshin njëra pas tjetrës, ato do të formonin një varg me gjatësi 96500 km, pra aq të gjatë sa për t’i rënë rreth e qark, botës më shumë se dy herë. Koha që i nevojitet një rruaze të bardhë të gjakut për të shkuar nga zemra në kokë, është 10 sekonda, ndërsa nga këmba në kokë 1 minutë. Kështu, Brenda një dite, kjo rruazë e bardhë gjaku bën 1000 vajtje-ardhje në trupin e njeriut. Mendohet se marrja e gjakut mënjanon shqetësime të ndryshme në trupin e njeriut. Kështu, dihet që mbreti Frederik, për t’u qetësuar, përpara betejës, merrte gjak. Ndërsa Luigji i XIII-të, brenda 6 muajve, ka bërë 47 marrje gjaku nga trupi i tij.

LËKURA:

·Trashësia e lëkurës së trupit të njeriut ndryshon sipas vendit. Në kapakët e syve, kjo trashësi, është vetëm 0.5 mm, ndërsa në shputën e këmbës arrin gati 0,5 cm. Në çdo 250 cm2 lëkurë ka 19 milion qeliza, 60 qime, 90 qeliza yndyrore, damarë me një gjatësi prej 570 cm, 650 qeliza të djersitjes dhe 19 mijë qeliza ndjesore. Lëkura është ajo pjesë e trupit që zë më shumë vend dhe, megjithatë, peshon vetëm 2.7 kg. Nga trupi i njeriut, gjatë jetës së tij, bien mesatarisht reth 18 kg lëkurë.

MUSKUJT:

·Kur marrim një laps, në këtë veprim marrim pjesë të paktën 12 çifte muskujsh, kur hedhim një hap, 200 çifte, kur rrudhim vetullat, 43 çifte dhe kur buzëqeshim, 17 çifte muskujsh. ·Pesha e muskujve të një burri është sa 40% e peshës së tij, ndërsa te gruaja kjo arrin në 35%. ·Muskuli më i madh në trupin e njeriut është muskuli “glutaeus maximus” (muskuli i të ulurit), ndërsa muskuli më i vogël “musculus tensor tympany”, që ndodhet mbrenda veshit.

ZEMRA:

·Zakonisht zemra jonë bën 60-70 rrahje në minutë, mesatarisht rreth 2-3 miliard rrahje gjatë gjithë jetës. ·Zemra pompon gjakun në një rrjet damarësh, (enësh gjaku), me një gjatësi të përgjithshme prej 120 mijë km. Gjatësia e këtij rrjeti e rrethon botën tre herë. Sa më e madhe që të jetë mosha e një njeriu, aq më e ngadaltë është rrahja e zemrës së tij. Zemra e një foshnjeje bën 130 rrahje në minut, e një fëmije tre vjeçar 100 rrahje dhe zemra e një 12 vjeçari 90 rrahje në minut.

KOCKAT:

·Para lindjes dhe në fëmijëri kockat janë të buta. Forcimi i tyre vazhdon deri në moshën 25 vjeç. ·Fëmijët e posalindur kanë 350 kocka, të cilat, me kalimin e kohës, bashkohen midis tyre. Në trupin e një njeriu të rritur ndodhen 206 kocka dhe skeleti i tij peshon 76 kg. ·Kockat përbëhen 70% nga lëndë minerale dhe 30% nga material organik, qeliza të gjalla.

RRITJA:

Trupi i njeriut në çdo natë rritet afërsisht 1 cm, gjatësi të cilën e humbet ditën. Rritja gjatë natës shpjegohet me faktin se trupi, duke qenë i shtrirë i shmanget veprimit të forcës së gravitetit mbi disqet e kërceve të skeletit. ·Kërkimet dhe zbulimet e fundit tregojnë se fëmijët e porsalindur, 63 ditët e para, nuk rriten, por pas 63 ditëve, fillojnë të zgjaten nga 1cm çdo ditë. Kjo sjell si pasojë nevojën e shtimit të vrullshëm të qelizave dhe, nga kjo, fëmijët kanë një uri të përhershme dhe për këtë bëhen grindavecë. Në këtë periudhë prindërit duhet të jenë mjaft të kujdesshëm.

Shpretka
E vendosur ne anen e majte te abdomenit
Shtrihet nga brinja e IX e deri te brinja e XI
Vie ne kontakt me lukthin, veshken e majte dhe zorren e trashe
Ka dy faqe:
Faqen viscerale
Faqen parietale
Hyrja ne shpretke - ilium
Ne prerje ka ngjyre te kuqe te mbyllet

Pankreasi
Organ tek i vendosur ne zgavren e barkut
Anatomikisht lokalizohet nen lakesen e madhe te lukthit, anash shpretkes dhe mbi duodenum.
Pankreasi perbehet prej tri pjeseve kryesore:
kokes
qafes
trupit dhe
bishtit

Neper mes te pankreasit shtrihet kanali kryesor pankreatik
Kanali kryesor pankreatik derdhet se bashku me kanalin e perbashket te vrerit ne duodenum.
Demtimi i pankreasit shkakton diabetin.

Veshkat

Jane organe cifte
Te vendosura ne retroperitoneum, ne dy anet e zgavres se barkut
Anatomikisht lokalizohen ne pjeset anesore te pasme te abdomenit
Veshka e majte eshte e vendosur prapa shpretkes, pankreasit dhe lukthit,ndersa e djathta prapa melqise dhe fshikezes se temthit.

Topografia e Zemrës


Forma e zemrës është e ngjajshme me formen një koni, maja e të cilit tregon nga ana e majt dhe tëposht. Zemra te njerzit ndohet në anën e majtë të kraharorit, në raste të ralla nga ana djatht (Situs inversus)

Zemër e shëndosh peshon sa 0,5% e peshës së trupit, ndërmjet 300 dhe 350 gram. 500 gram është pesha kritike. Prej kësaj peshe enët e gjakut të zemrës nuk janë në gjendje ta furnizojnë më atë me


Ndërtimi

Zemra përbëhet prej dy pjesëve:


Pjesa e djathtë, e cila gjakun e lëviz në drejtim të mushkerive(qarkullimi i vogël).
Pjesa e majtë, e cila e lëviz gjakun në drejtim të pjesëve tjera të trupit (qarkullimi i madh).
Pasi që rezistenca në enët e gjakut në trup pesë herë më e madhe se rezistenca në mushkëri është, pjesës së majtë të zemrës i duhet për këto përmasa edhe më shumë të punojë se pjesa e djathtë. Për këtë arsye pjesa e majtë e ka murin më të trashë se pjesa e djathtë, por volumi është i njëjtë në të dyja pjesët e zemrës.
Zemra ka 2 barkusha (lat. ventriculi) dhe 2 valvula (lat. atrium). Barkushja e majtë (ventrikuli i majtë) pompon gjak në qarkullimin sistemik, ku presioni është rreth 80-120 mm Hg, kurse barkushja e djathtë pompon në qarkullimin mushkëror, ku presioni është rreth 8-25 mm Hg.
Barkushet janë pompa të fuqishme me mure të trasha muskulore, dhe prandaj presioni i gjakut venoz (0-2 mm Hg) nuk arrin t'i tendosë. Valvulat janë dhoma tö zemrës, me mure të holla e të tendosshme, që shërbejnë si rezervuarë për gjakun venoz, por që njëkohësisht mund të tkurren e ta pompojnë gjakun me njëfarë presioni për në drejtim të barkusheve.


Funksioni

Zemra është pompa.Në mënyrë që pompa (zemra) të kryejë funksionin e saj duhet që muskuli i zemrës të jetë shëndoshë e mirë. Duhet që sistemi elektrik i zemrës të koordinojë tkurrjen e valvulave dhe të barkusheve si dhe duhet që muskuli të furnizohet rregullisht me gjak. Gjatë tkurrjes (sistoles) të barkushes së majtë, presioni brenda barkushes natyrisht është më i lartë sesa presioni në aorte. Kjo e pengon qarkullimin e gjakut në shtratin koronar. Gjithashtu, fillesa e arterieve koronare gjatë sistolës mbyllet nga kuspet e valvulës të hapur të aortës. Si rrjedhojë, enët koronare nuk mund ta furnizojnë me gjak barkushen e majtë gjatë sistolës. Barkushja e majtë furnizohet me gjak vetëm gjatë diastoles . Nëse diastola shkurtohet, barkushja e majtë ka më pak kohë për t'u furnizuar me gjak. Valvulat e zemrës duhet të jenë të afta të hapen plotësisht dhe të mbyllen plotësisht. Stenoza është ngushtim i vrimës të valvulës. Mbyllja jo e plotë përbën pamjaftueshmëri të valvulës. Pasojë e pamjaftueshmërisë është regurgitimi (rikthimi i gjakut).Venat rikthejnë gjakun në zemër. Që të kryejnë këtë funksion, venat janë të pajisura me valvula që nuk lejojnë kthimin e gjakut mbrapsht. Tkurrja e muskujve të gjymtyrëve i shtrydh venat dhe e shtyn gjakun drejt qendrës ('pompa muskulore'). Po ashtu, presioni negativ gjatë frymëmarrjes ndihmon kthimin e gjakut për në zemër.

Zemra në numra

Gjatësia e zemrës 15 cm
Pesha e zemrës 300 g
Volumi (i gjakut) 70 cm3
Volumi / min në qetësi 4900 cm3
Volumi / min gjatë punës maksimale bis 20-30 Litër
Volumi i gjakut gjatë 70 vjetëve ~180.000.000 Litër
Puna për rrahje, ana e majtë ~ 0,8 J
Puna për rrahje, ana e djathtë ~ 0,16 J
Puna gjatë ditës ~ 100.000 J
Numri i rrahjeve për një vit (mesatare) 36.000.000
Numri i rrahjeve për 70 vjet 3.000.000.000
Vlerat janë të dhëna mesatare.

Mushkëria


Mushkëritë (lat. Pulmo, -onis m.) janë organe të frymëmarrjes. Në trupin e njeriut janë dy mushkëri e djathta dhe e majta. Në anën e majtë ndahen në dy pulmonarë dhe në anën e djathtë në tre pulmonarë. Mushkëritë nuk përmbajnë muskuj. Ajri lëvizet prej muskujve ndërmjet brinjeve dhe muskulit të diafragmes. Mushkëritë janë të mbështjellura me mbështjellës shumë të hollë e cila quhet pleura.

Në trupin e njeriut janë dy mushkëri, e djathta dhe e majta. Në anën e majtë ndahen në dy pulmonarë dhe në anën e djathtë në tre pulmonarë. Mushkëritë nuk përmbajnë muskuj. Pulmonarët ndahen në 9/10 segmente. Në mushkëriun e djathtë gjenden 10 segmente. Në krahun e majtë mungon segmenti i 7-të kështu që me këtë zemres i jep një vend. Maja e sipërme e mushkërisë diku rreth 3-4 cm është larg nga klavikula , kurse poshtë mushkërive shtrihet diafragma. Mushkëritë kufizohen nga ana e stomakut me brinjen e 6, anash me brinjën e 8 dhe nga shpina me brinjën e 10. Mushkëria e majtë në përgjithësi është më i vogël, ngase në afërsi të saj gjendej e vendosur zemra. Volumi i mushkërive tek njeriu përmban diku rreth 5 deri 6 litra. Bronket që e bëjnë përcjelljen e ajrit përfundojnë në qese të vockla, që quhen Alveole ose qeset e mushkërive. Këtu ndodhet pra shkëmbimi i gazrave. Sistemi i tërësishëm i frymëmarrjes ndryshe quhet edhe sistemi bronkial.

Aorta (greqisht: αορτή) apo ena kryesore e gjakut, është një arterie e madhe, e cila del direkt nga ana e majtë e zemres. Ajo e transporton gjakun nga barkushja e majtë e zemrës (Ventriculus cordis sinister) për në enët e qarkullimit të gjakut në periferi.
Aorta është arteria më e madhe e trupit të njeriut dhe ka një diametër prej 2,5-3,5 cm. Ajo ka formën e një shkopi shëtitjeje, me një fillim në formë harku, duke vazhduar me një formë të drejtë deri poshtë në pjesën e komblikut.

Zemra me Aorta thoracalis


Për shkak të orientimit më të mirë, behet ndarja e aortës në këto pjesë:


Aorta ascendens
Arcus aortae
Isthmus aorte
Aorta descendens - - Kjo ndahet më tutje në:
aorta thoracalis
aorta abdominalise cila ndahet në dy segmente: Aorta abdominalis suprarenalis
Aorta abdominalis infrarenalis - Kjo pjesë e aortës ndahet në komblik në dy arterie: Arteriae ilacae commune


Funksioni i aortës

Transporti i gjakut të oksigjenuar për në periferi.
Pasi që aorta ka një mur shumë elastik, ajo bënë barazimin e shtypjes së gjakut që vjen nga zemra dhe kështu mundëson një transport të rrjedhshëm dhe pa pushim të tij. Shtypja e gjakut matet gjithë kohës nga “sensor“ shtypjeje (të ashtu quajtur receptor të tensionit, baro-receptor).

Mundësitë e kontrollimit të aortës

Indirekt: prekja e pulsit, matja e shtypjes së gjakut.
Ultrazëri
TEE (Ehokardiografia transezofaguale)
CT(Tomografia kompjuterike)
MRT(Tomografia magnet-rezonante)
Angiografia
Rentqeni kraharorit dhe barkut

Sëmundjet e aortës

Aneurizma e aortës (zgjerimi patologjik i saj)
Arterioskleroza
Ngushtimi (stenosis) i isthmus së aortës
Dissectio aortae
Rupturë
Mbyllja e plotë e aortës (p.sh për shkak të trombozës, tumoreve në pjesën e barkut)
Sindromë Marfan (defekt gjenetik)
Nekroza cistike Erdheim-Gsell e Tunica media-s së aortës
Sifilizi i aortës
Ndezja Takayasu e aortës (sëmundje e imunitetit)

Trupi njeriut nuk perbehet vetem nga Uji, por ka edhe minerale te tjera qe vijne si me poshte..


Kaliumi ( K )
Eshte elementi me i bollshem ne qelize . Trupi permban rreth 250 miligram kalium . Ajo luan nje rol te rendesishem ne reagimet energjike , sinteza e proteineve si dhe ne ruajtjen e ekuilibrit te acideve ne trup.
Megjithese eshte e nevojshme ekzistenca e kaliumit ne regjimin ushqimor , por kemi informacion te paket lidhur me nevojen e sasise minimale te saj dhe studimet shkencore tregojne se ushqimet bimore jane te pasura me kete element .

Natriumi ( Na)
Eshte elementi me i bollshem ne likuidin e jashtem te qelizave . Si nje elektrolit ne likuidet jashte qelizes , ndihmon ne ruajtjen e presionit osmezik jashte membranes se qelizes dhe ka nje ndikim te njejte si kaliumi Brenda qelizes per ruajtjen natyrale te balances se ujit . Nevoja ditore per te eshte llogaritur nga 3 ne 7 gram.

Hekuri (Fe )
Eshte metali (element) me i bollshem i trupit dhe perbene rreth 0.004 % te peshes trupore . Ne menyre te natyrshme sasia e saj nga 3 ne 5 gr. Eshte e ndryshme dhe varet nga mosha , gjinia , madhesia , shendeti dhe sasia e rezervuar e tij ne trup . Ne te vertet hekuri eshte nje lende me ngjyre gjaku qe transporton oksigjen te mjaftueshem per frymemarrje dhe gaz karbonik (dioksid karboni) nga qelizat ne mushkeri . Cdo dite trupi yne me ane te ushqimit perfiton 10 deri 30 mlgr. hekur .

Azoti (N )
Organizmi yne permban sasi te medha azoti dhe luan nje rol kryesor ne strukturen e proteineve .

Fosfori ( P )
Luan nje rol kryesor ne organizmin e njeriut , kryesishte ne procesin e marrjes apo te clirimit te energjive te organizmit .

Kalciumi ( Ca )
Eshte nje element mineral qe perben 1.5 deri ne 2 % te peshes se trupit tek personat e rritur . Nga kjo sasi 99 % e kalciumit gjendet ne kocka dhe tek dhembet .

Magneziumi ( Mg )
Ne momentet e lindjes , ne trupin e njeriut ndodhet 0.5 gr., ndersa ne moshe te rritur , ne trup ka nje sasin 21 – 28 gr., 50 % deri ne 60 % ndodhet ne kocka dhe rroli kryesor i saj eshte ne qelizat nervore per te lehtesuar funksionimin e tyre .

Sulfuri (S )
Perben 0.25 % te peshes trupore te njeriut dhe ndodhet ne cdo qelize te trupit te njeriut . Me teper ndodhet ne floke , lekure dhe thonj . Ajo vepron si nje element antihelmues , duke u perzier me perberberesit helmuse dhe i shendrron ata net e pademshem apo i eliminon plotesishte .

Jodi ( I )
Ne organizem ndodhet rreth 15 – 23 mlgr ., ose perben 0.00004 % te peshes trupore te njeriut . Ndodhet ne te gjitha qelizat e trupit , por 70 – 80 % e sasise se jodit ndodhet ne gjendrat e tiroideve . Kjo lende eshte pjeserishte ne formen e hormone trioksines qe sintetizohet nga gjendra e tiroideve dhe luan nje rol te rendesishem ne forcimin dhe metabolizmin e trupit .

Magnezi (Mn )
Eshte shume i nevojshem per skeleton dhe gjymtyret ledhes . Aui gjendet ne sasine e me teper se 10 mlgr., ne trupin e njeriut dhe kryesishte ne kocka , melci dhe veshka .

Bakri ( CU )
Njihet si pjesa me e rendesishme e shume enzimeve . Luan nje rol mjaft te rendesishem ne pengimin e paksimit te sasise se gjakut ne trup . Femijet kane nevoje jetike pere kete perberes i cili ndodhet ne sasi te konsiderueshme tek produkti i qumeshtit .

Nkeli ( Ni )
Gjendet ne kokrat e grurit , orizit fasules , thjerzes etj … dhe luan nje rol kryesor ne rritjen natyrale dhe shumimin si dhe strukturen e veprimtarise se qelizave .

2. Uji:
Uji eshte elementi me i rendesishem qe ndodhet ne toke e qe luan nje nje rol kryesor ne transportimin e elementeve bazene qelizat e bimeve . Perbene 60 % te peshes trupore . Uji cilesohet ndryshe si elementi jetik i gjallesave . Uji eshte perberesi kryesor I urines dhe plazmes se gjakut .

3.Gazrat :
Dioksidi i karbonit dhe oksigjeni ndodhen ne sasi te ndryshme ne toke . Keto dy lloj gazrash ( ne sasi te percaktuara ) gjenden ne gjak dhe qeliza , duke luajtur nje rol kryesor ne procesin e frymemarrjes qe eshte po ai proces i shkembimit te oksigjenit dhe dioksidit te karbonit ndermjet atmospheres dhe qelizave te trupit.